Mbante çantën e kodeve bërthamore të Putin, qëllohet me armë koloneli rus

Koloneli misterioz që tërë kohën mbante çantën e presidentit rus Vladimir Putin brenda të cilët gjenden kodet e armëve bërthamore, është qëlluar me armë në shtëpinë e tij në afërsi të Moskës.

Vadim Zimin, 53-vjeç, është gjetur me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në kuzhinën e shtëpisë së tij në Krasnogorsk në rajonin e Moskës.

Sipas mediave të huaja, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet i shtruar në spital.

Për opinionin ai njihet si burri misterioz apo koloneli rus, që barte vazhdimisht çantën e presidentit rus që ka kodet për lëshimin e armëve bërthamore.

Koloneli në pension i Shërbimit Sekret rus i njohur si FSB, ka qenë i angazhuar ekskluzivisht për bartjen e çantës së Putinit që gjithmonë qëndronte pranë liderit rus.

Çanta mësohet se ka kodet për lëshimin e armëve bërthamore.

Në momentin që është sulmuar, mësohet se gruaja e tij nuk ishte në shtëpi pasi po shëronte ushtarët e plagosur të Putinit në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, nuk

Ka qenë vëllai i tij i cili e ka gjetur të plagosur në shtëpi, ndërkohë në vendin ku është kryer sulmi është gjetur një revole e modelit Izh 79-9TM që duket se është përdorur për këtë sulm.

Mbante çantën e kodeve bërthamore të Putin, qëllohet

Mbante çantën e kodeve bërthamore të Putin, qëllohet

Mbante çantën e kodeve bërthamore të Putin, qëllohet