Mc Kresha dhe Evi Reçi në lidhje prej dy vitesh? Këtu qëndron e vërteta

Lajmi se Mc Kresha dhe Evi Reçi janë në lidhje i ka habitur të gjithë.

Së fundmi ka qarkulluar një lajm se Mc Kresha dhe Evi Reçi janë në lidhje prej dy vitesh, shkruan lajmi.net.

Mirëpo kjo gjë po del të jetë e pavërtetë pasi RevistaWho.Com ka kontaktuar me reperin e njohur i cili e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Është totalisht e pavërtetë! Me Evi Reçin njihem, jemi takuar dy herë në jetë. Si mund të kesh lidhje disavjeçare me një person që e ke takuar vetëm 2 herë në jetë?”, ka qenë përgjigja e Kreshës.

Ndryshe të dy këngëtarët janë të suksesshëm në muzikë dhe shumë të dashur për publikun./Lajmi.net/