Me fotografi e fjalë dashurie, Donika Kadaj uron bashkëshortin në përvjetorin e martesës

Donika Kadaj Bujupi përveç një nga femrat më të suksesshme kosovare dhe më të zëshme në politikë, ajo është edhe një nënë e bashkëshorte e kujdesshme.

Pavarësisht angazhimeve të shumta që ka, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk harron asnjëherë personat e zemrës, veçmas në data të veçanta.

Sot, ajo dhe bashkëshorti i saj, Naseri kanë përvjetorin e 22-të të martesës, sigurisht një urim s’do të mungonte nga ana e Donikës.

Përmes një fotografie të ëmbël të postuar në llogarinë e saj Facebook, Donika ia ka bashkangjitur edhe një fjali të shkurtë, por me plot kuptim:

“22 vite martesë, Naser përgëzime për vendimin”, ka shkruar deputetja./Indeksonline/