Me këtë video, Fifi bën thirrje kundër bulizmit

Filloreta Raçi e njohur në publik si Fifi, ka një përgjigje për gjithë ata që e quajnë të trashë dhe të shëmtuar.

Fifi ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në sfond të së cilës dëgjohet kënga “Beautiful”, nga Flori Mumajesi dhe Ledri Vula, shkruan lajmi.net.

Përmes kësaj videoje, ajo ka reaguar kundër gjithë atyre që e quajnë të shëmtuar, të trashë dhe të tjera.

Madje, këtë thirrje ajo e bën në përgjithësi kundër dukurisë së bulizmit.

“UNË JAM E BUKUR ju pershendes krejt juve qe mkeni nis mesazhe te llojit .. “je si lop, je shume e trashë, je vesh shume wlleck, je shume e shemtut , je shume kshtu je shume ashtu “ .. Mbase SOT MUND TE BEJ ZHURME KJO THIRRJA IME KUNDER BULLIZMIT ..( me besoni qe nuk osht veq per mu dmth ) .. YES NANUSHA , Jam shume e bukur , ndihem e bukur dhe ndihem e veqante .. NATEN ?”, ka shkruar Fifi.

Fifi

Gepostet von Albania Viral am Montag, 7. Januar 2019