Më në fund shfaqet vajza e “zhdukur” e Shyhrete Behlulit. Sërish ka ndryshuar pamje

Gresa Saliu është vajza e dytë e këngëtares Shyhrete Behlulit. Ndryshe nga fëmijët e tjerë të të njohurve, Gresa nuk e ka maninë e të qenit e famshme, shkruan “Kosovarja”.

Gresa është përfolur disa herë, kryesisht për pamjen e jashtme. Ishte bionde e më pas u bë zeshkane dhe kjo është ajo që bëri përshtypje.

Bukuroshja nuk e ka parë të udhës që ti futet botës së muzikës, ani pse ndoshta edhe do t’ia dilte me sukses, shkruan “Kosovarja”.

Gresa ka kohë që nuk është parë gjëkundi, po më në fund është shfaqur nën shoqërinë e motrës Engjëllushes dhe vëllait të vogël./Kosovarja/