Me plot stil, ja si duket ‘Rabija’ në episodin e radhës të “Çka ka shpija”

Gresa Pallaska është një ndër aktoret më të njohura shqiptare, e që arriti që profesionin e saj ta zhvillojë edhe jashtë kufijve kombëtar.

Në publikun shqiptar u bë e njohur që në paraqitjen e parë në skenë, mirëpo, me rolin e ‘Rabisë’ u bë edhe më e njohur e më e pëlqyer se sa që ishte.

Është ndër aktoret më të pëlqyera vendore e cila në çdo projekt që merr pjesë merr zemrat e mijëra shikuesve në çdo rol, shkruan Kosovarja.

Gresa Pallaska, apo ndryshe e njohur në rolin e Rabijes, edhe kësaj here duket mahnitëse në imazhet e reja që ka hedhur në llogarinë e saj.

E sipas përshkrimit, ajo është bërë gati për epizodën e re.

Për më shumë, e dëshmojnë vet imazhet të cilat po vazhdojnë të pëlqehen nga adhuruesit e aktores.