Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Gold AG anulon të gjitha koncertet

Gold AG ka uruar besimtarët e fesë myslimane për muajin e Ramazanit.

 

Reperi kosovar, Arian Agushi, i njohur si Gold AG, ka vazhduar “traditën”, e tij për mosmbajtjen e koncerteve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes InstaStoryt, Gold AG, ka shfrytëzuar mundësinë të  t’ua uroj Ramazanin të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Në postimin e bërë, këngëtari po ashtu ka kumtuar lajmin se nuk do të mbajë koncerte për gjatë këtij muaji.

Gold AG, ka njoftuar se ai do të mbajë vetëm koncerte humanitare ose akademive përkujtimore për dëshmorët e kombit, njëjtë siç ka bërë edhe në të kaluarën. /Lajmi.net/