Më trego si e mban celularin, të të them çfarë personaliteti ke

Mënyra se si mban celularin tregon shumë për karakterin tënd dhe e zbuloni tani.

Vetëm me njërën dorë

Nëse shkruan apo rifreskon vazhdimisht kryefaqen vetëm me njërën dorë dije se karakterizohesh nga një vetëbesim i lartë. Je i gatshëm të rrezikosh kurdoherë, me zgjuarsi, gjë që mundëson realizimin e objektivave të tua. Por e gjitha kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për dashurinë. Në fakt ndodh krejt e kundërta. Të duhet kohë të kuptosh nëse ia vlen ta vazhdosh një romancë apo jo. Përveç kësaj, përgjithësisht njerëzit të shohin si jo shumë të shoqërueshëm dhe tepër të rezervuar.

Njëra dorë mban celularin, gishti i madh vepron mbi ekran

Kjo mënyrë e të mbajturit të celularit reflekton zgjuarsinë tënde. Je intuitiv, i arsyeshëm, inteligjent dhe i kujdesshëm. Mendohesh mirë para se të veprosh, logjikon gjithçka me kujdes dhe është tepër e vështirë që dikush të përfitojë nga ty. Por mençuria zgjat derisa futen në lojë ndjenjat. Nxitohesh dhe merr vendime që e demtojnë rëndë marrëdhënien. Sikur të mos mjaftonte kjo, shndërrohesh në një qenie tepër paragjykuese kur vjen puna te dashuria.

Me të dyja duart

Dëshira jote për t’i bërë gjërat sa më shpejt të jetë e mundur qëndron në krye të listës. Efikasiteti dhe gatishmëria për të marrë vendime krejt spontanisht janë dy cilësi që të identifikojnë më së miri. Përshtatesh lehtësisht dhe vepron sipas kushteve apo situatave të reja, sipas anabel.al. Por kur vjen puna te dashuria, gjërat ndryshojnë. Prej kokëfortësisë, nuk arrin të krijosh afrimitetin e duhur me personin që të pëlqen, gjë që e tremb dhe largon këtë të fundit.

Njëra dorë mban celularin, gishti tregues vepron mbi celular

Ky pozicionim i duarve lidhet drejtpërsëdrejti me kreativitetin. Zotëron pafund ide të reja që nuk nguron t’i hedhësh në zbatim. Të pëlqen të qëndrosh vetëm, t’i bësh mendimet bashkë dhe ashtu siç je të krijosh një kryevepër që do të mund të mahnisë botën. qoftë një pikturë apo roman, përgjithësisht krijimet e tua korrin sukses. Në marrëdhënie dashurore, kreativiteti shndërrohet në ndrojtje, gjë që ta vështirëson krijimin e raporteve të reja. Megjithatë, nëse dikush arrin të depërtojë brenda teje do të dashurohet marrëzisht pas personalitet tënd.