Meda me bashkëshorten nis pushimet e para për këtë vit

  Meda ka lënë pas angazhimet në muzikë për të pushuar për disa ditë.      

Meda bashkë me bashkëshorten e tij, Lulen, kanë nisur pushimet e para për këtë vit, në të cilin sapo kemi hyrë, shkruan lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm, këngëtari ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave tregon se ku po pushojnë.

Si shumë prej fytyrave publike, edhe ky çift kanë zgjedhur një vend tropikal, duke u larguar kështu nga temperaturat e ulëta që po mbretërojnë në vend.

“Pak pushim…”, ka shkruar ai mbi një video, në të cilën tregon destinacionin ku kanë udhëtuar. /Lajmi.net/