Meka ‘pushtohet’ nga karkalecat

Vendi më i shenjtë në Islam, Meka është ‘pushtuar’ nga një tufë e madhe karkalecash.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë insektet që mbuluan Xhaminë e Madhe të Mekës, e cila pret çdo vit miliona pelegrinë muslimanë.
Banorët pretendojnë se ky fenomen nuk është parë kurrë më parë.
Ndërsa punonjësit e zyrtarët po zhvillojnë një operacion të madh për dezinfektimin e vendit të shenjtë dhe zhdukjen e insekteve.
/Ora News.tv/