“Mendojnë vetëm për lekë”, Ledri Vula flet për artistët e rinj

 

Momentalisht, është njëri nga reperët më të pëlqyer e më të suksesshëm shqiptarë.

Fjala është për reperin, Ledri Vula, i cili deri më tani ka sjell një sërë projektesh e bashkëpunimesh të suksesshme, shkruan lajmi.net.

E së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, teksa flet për karrierën e tij, repin dhe shumëçka tjetër.

“Kur e ke gjënë e parë në kokë famën edhe lekt, produktin ke me e bo gabim”, ka thënë Ledri për artistët e rinj të estradës.

Përndryshe, “That’s mine”, mbetet projekti i fundit i publikuar nga Ledri në duet me reperin me famë botërore, GASHI. /Lajmi.net/