Mentor Haziri së shpejti me koncert recital

 

Mentor Haziri ka zbuluar befasinë për fansat e tij.

Mentor Haziri përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që së shpejti mban koncert recital, shkruan lajmi.net.

Koncerti do të titullohet “Shtigje tingujsh”, ndërsa detaje të tjera ai nuk ka preferuar t’i bëjë të ditura.

Për ndryshe, “Hana” titullohet kënga e fundit nga Mentor Haziri, e cila është pëlqyer nga fansat e tij.

Për të rejat rreth tij, këngëtari ka folur së fundi në një intervistë për “Mirage”, të cilën mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net/