Merr fund martesa më e gjatë mes dy personave me sindromën Down

 

Një çift amerikan me sindromën Down janë ndarë nga njëri-tjetri pas 25 vitesh së bashku, por kjo jo me vullnetin e tyre.

Bashkëshorti Paul Scharoun-DeForge është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ai vdiq muajin e kaluar pas një beteje të gjatë me sëmundjen Alzheimer, duke lënë gruan e tij Kris, 59 vjeç, të ve.

Mendohet se kjo është martesa më e gjatë mes dy njerëzve me sindromën Down.

Çifti nga qyteti i Liverpool në New York, lindën të dy me sindromën e Down, por familjet e tyre injoruan këshillat e mjekëve për t’i vendosur në institucione.

Dashuria me shikimin të parë mes tyre lindi kur çifti u takua në një mbrëmje vallëzimi për njerëzit me aftësi të kufizuara në vitet 1980.

Pas disa vitesh lidhje, Kris i propozoi Paul në vitin 1988.

“Ai më bëri të qeshja. Unë e shikova më sy dhe aty pashë të ardhmen time. Ja pse kur i propozova Paul, më tha po,”-rrëfeu Kris për  Washington Post.

Por u deshën pesë vjet që ata të fitonin të drejtën për t’u martuar nga zyrtarët e shtetit të Nee York.

Çifti u detyrua të bënte test të njohurive , ndjenjave dhe nevojave të tyre seksuale për të provuar se ishin në gjendje të miratonin martesën.

Gushtin e kaluar ata ripërsëritën betimet e dasmën e tyre pasi Kris u shtrua në spital me pneumoni.

Çifti jetonte së bashku në një apartament të dhënë nga shteti për njerëzit me aftësi të kufizuara.

/Ora News.tv/