Mes lotësh, Beatrix largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”!

Eleminimi i kësaj jave ka qenë një nga më të diskutuarit në “Big Brother VIP”.

Në nominim ishin Beatrix, Einxhel dhe Donald, që ishin të zgjedhurit e Arbrit, i cili hapi Kutinë e Pandorës spektaklin e fundit.

I pari që shpëtoi ishte Donaldi, ndësa mes vajzave, e zgjedhura e publikut për të lënë shtëpinë ishte Beatrix.

Mes lotësh, ajo u përshëndet ne banorët. E vetmja që nuk u çua, ishte Einxhel, dukshëm e ndikuar nga diskutimet e fundit mes tyre. Megjithatë, Beatrix e takoi vetë dhe Einxhel i tha se do të jenë bashkë jashtë.

Gjithashtu, shumë prekës ishte takimi me Donaldin, me të cilin ajo krijoi një romancë, që ishte sa e bukur, po aq dhe e diskutuar.

/News31