‘Mesazh i bukur’, Bebe Rexha zëri i një personazhi të animuar

 

Sukseset e saj nuk kanë të ndalur.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është përzgjedhur të jetë zëri i një personazhi në një film të animuar amerikan, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur vetë Bebe përmes një video të publikuar në Instagram, teksa tregon se “Ugly Dolls”, do e ketë premierën me 3 maj të këtij viti.

“Ky film ka një mesazh të bukur dhe mezi po pres që ta shikoni edhe ju”, shkruan Bebe.

Ky film është me regji të Kelly Asbury, pjesë e të cilit janë edhe Kelly Clarkson, Nick Jonas, Pitbull, Emma Roberts etj. /Lajmi.net/