Mësoni kush ishte ‘mësiti’ i Mozzikut dhe Loredanes

Loredana dhe Mozzik më 1 shkurt pritet që të publikojnë projektin e ri “Romeo dhe Julieta”.

Por arsyeja pse të dy këta, “Romeo dhe Julieta” janë së bashku është fotografi i njohur, Flamur Ilazi, i cili vite më parë i kishte njoftuar ata.

Flamuri, së fundmi ua ka realizuar edhe fotografitë e këtij projekti, i cili do të publikohet pas pothuajse një jave nga çifti i njohur.

Fotografi i talentuar tashmë vetëm se i ka publikuar disa fotografi nga ky fotosesion, të cilat më pas i kanë shpërndarë edhe Loredana e Mozzik.

Rikujtojmë, që këta të fundit kanë disa vite së bashku ku së fundi janë bërë edhe prindër të vogëlushes së quajtur Hana.