Milan eliminon Shevchenko-n dhe shkon në çerekfinale, Leao realizon një super gol pa dashje (Video)

Milan ka mundur 3-1 Genoa-n e Andriy Shevchenko-s dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë dhe një humbje që mund t’i kushtojë vendin trajnerit ukrainas, i cili nuk ka bindur drejtuesit e klubit kuqeblu gjatë këtyre dy muajve në drejtim të ekipit.

Sfida e luajtur në San Siro është vendosur në kohën shtesë, me kuqezinjtë që kanë siguruar fitoren falë një goli të pabesueshëm dhe pa dashje të Leao-s dhe realizimit të Saelemaekers, që ka fiksuar shifrat në 3-1.

Ostigard (17′) dhe Giroud (74′) kanë qenë autorët e golave gjatë 90 minutave.


Vinte nga Ekuadori/ Kapen 400 kg kokainë në ngarkesën me banane

Prokuroria kërkon burg për 25 protestuesit e arrestuar, mes tyre shtetas nga Kosova dhe MV