Milan, vjen një lajm shumë i keq për Pioli-n pas fitores në Kupën e Italisë

Lajme të këqija për mIlan-in dhe Stefano Pioli-n.

Siç ka bërë të ditur klubi kuqezi, Fikayo Tomori, i dëmtuar në sfidën e Kupës së Italisë kundër Genoa-s, do të duhet të operohet në gjurin e majtë.

Kohët e rikuperimit nuk dihen akoma, por është e sigurt se anglezi do të mungojë në ndeshjet kundër Spezia-s dhe Juventus-it.

Pioli shpreson ta rikuperojë për derbin e 6 shkurtit kundër Inter-it (duke e pamundur sepse duhet rreth një muaj për t’u kthyer në fushë pas një operacioni të tillë), por mund të gëzohet për kthimin e Davide Calabria-s.

Siç ka bërë të ditur Milan-i, mbrojtësi i krahut ka rezultuar negativ ndaj Covid-19. “Lojtari është shëruar dhe nesër do të jetë në dispozicion të stafit teknik”.


Ngecin negociatat, Barça nis kontaktet me yllin e Bayern-it

Rudiger zbulon skuadrën me të cilën bën tifo në Kupën e Afrikës