Miliarderja angleze i propozon martesë futbollistit shqiptar

  Miliarderja angleze, Jane Park i ka propozuar martesë futbollistit shqiptar.      

Jane Park, me anë të një postimi të fundit në rrjete sociale ka treguar se ia ka rrëmbyer zemrën futbollisti shqiptar Florian Kamberi, i lindur në Zvicër me prindër nga Kosova, shkruan lajmi.net.

Ajo e ka publikuar një foto në të cilën shihet një zemër dhe në të shkruarn ”Martohesh me mua?”.

Pranë postimit 24 vjeçarja e ka etiketuar Florian Kamberin dhe ky i fundit ende nuk ka ardhur me ndonjë reagim.

Jane Park kur ishte 17-vjeç fitoi llotarinë 1 milionë paund në Skoci dhe nisi të bënte një jetë luksoze me makina të shtrenjta e pushime në çdo cep të botës, duke u bërë një ndër femrat më të kërkuara./Lajmi.net/