Mimoza Shkodra i gëzohet këtij suksesi, përfshihet edhe artisti i njohur shqiptar

Mimoza Shkodra i gëzohet këtij suksesi, përfshihet edhe artisti i njohur shqiptar

 

Para pak ditëve, Irkenc Hyka dhe Mimoza Shkodra publikuan këngën e re.

“Valla”, mban titullin kënga e re e Mimozës e cila për herë të parë bashkëpunoi me Irkenc Hykën, shkruan lajmi.net.

Siç shihet ky projekt i dyshes u mirëprit nga publiku pasi vetëm për tre ditë ka mbledhur mbi një milion shikime në YouTube.

E këtë sukses këngëtarja e ndau me ndjekësit në Instagram teksa i falënderon të gjithë fansat që po e përkrahin.

“Faleminderit të gjithë juve miq dhe fansa ju dua”, janë fjalët e saj sipër postimit. /Lajmi.net/