Mimoza Shkodra po vjen në bashkëpunim me këngëtarin e njohur

 

Këngëtarja Mimoza Shkodra shumë shpejtë do ta publikojë këngën e saj të re e cila do të jetë bashkëpunim.

Pas suksesit të këngëve ”Mu ma le fajin” dhe asaj ”Sot Do pi”, këngëtarja Mimoza Shkodra po vjen me projektin e ri muzikor, bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Mimoza për lajmi.net ka treguar se kënga do të jetë bashkëpunim me Irkenc Hykën dhe do të publikohet në fundjavë.

Ky projekt muzikor vjen i realizuar edhe me videoklip dhe disa sekuenca këngëtarja seksi i ka ndarë me ndjekësit në Instagram, imazhe në të cilat duket tejet tërheqëse.

Duhet kujtuar se Mimoza dhe Irenci kanë punuar bashkë edhe për projekte të tjera të saj, mirëpo tani vijnë bashkë në një këngë.

Duke pasur parasysh suksesin e të dyve si artista, ky bashkëpunim pritet të jetë shumë i dëgjuar./Lajmi.net/