Ministri Klosi : Ja rregullat e reja për hapjen e bareve dhe restorantëve

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, ka treguar mbrëmjen e sotme disa prej rregullave të reja në bazë të të cilave do të mund të hapen restorantet dhe plazhet gjatë sezonit veror.

Klosi tha në një intervistë për Eni Vasilin se plazh këtë vit do të ketë për do të ketë rregullore të re, 3.5 metër largësi nga çadra në çadër. Për restorantet ministri tha se në tavolinë nuk do të ketë më shumë se 2-4 persona.

“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ato që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra inf ektimi.

Kushtet e reja:

1- Higjiena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.

2- Trajnimi i stafit. Tani duhet që stafi i punës në plazhe dhe të jenë të trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë”, u shpreh ndër të tjera ministri i Turizmit Blendi Klosi, do u jemi shume mirenjohes te na ndihmonit te mirmbajme faqen vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE.