Mjafton një pikë dhe lëkura juaj do të duket 10 vite më e re, njihuni me vajin natyral që ju duhet të gjitha moshave

I pasur në vlera ushqyese, si acide yndyrore esenciale ( acidi linoleik, acidi oleik etj), vitamina ( E, C, D etj ), antioksidantë (proantocianidina oligomerike, resveratroli etj), vaji i farave të rrushit përbën një “thesar” për mirëqenie të përgjithshme. Ai karakterizohet nga veti të theksuara: antioksidante, antiinflamatore, tonifikuese, rigjeneruese dhe hidratuese.

Loading poll ...

Kompleksi proantocianidinë oligomerike, resveratroli, flavonoidet e tjera, vitamina E, janë antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë radikalet e lira, forcojnë muret e venave e të kapilarëve, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik,stimulojnë sintezën natyrale të kolagjenit, elementi  esencial për elasticitetin e lëkurës,kanë efekt adstrigjent (shtrëngues) e tonifikues për lëkurën, nxisin rigjenerimin.

Përveç se ul kolesterolin e keq në gjak, ai përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiake, parandalon ateriosklerozën, sëmundjen e Parkinsonit dhe të Alzhaimerit stabilizon hipertensionin, përmirëson diabetin, lehtëson punën e traktit tretës, rregullon balancën hormonale. Vaji i farave të rrushit u vjen në ndihmë  sidomos  personave me probleme vaskulare, si  rozacea, kapilarë të kuq, vena varrikoze e hemorroide.

Çfarë mund të bëjë tjetër vaji i farave të rrushit për ju :

Lufton rrudhat dhe plakjen e lëkurës.

Trajton aknet, pucrrat, njollat në lëkurë.

Trajton rrathët e zi poshtë syve.

Hidraton lëkurën dhe flokët.

Trajton zbokthin dhe rënien e flokëve.

Shpejton procesin e shërimit ë të rigjenerimit të plagëve, djegieve, shenjave.
Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .