Mjekët heqin tumorin 15 kg nga mitra e adoleshentes

Një tumor me peshë 15 kg është hequr nga mitra e adoleshenteje.
Mjekët në Indi u habitën kur zbuluan tumorin gjigand brenda organit riprodhues të 16 vjeçares gjatë operacionit në spitalin Sarin.
Ata morën vendimin për të operuar vajzën pasi nuk i pushonin dhimbjet në stomak edhe pas trajtimit.
Adoleshentja u bë operacion më 17 prill dhe tani është gati të nisë jetën e re pasi tumori i madh iu hoq me sukses.
Tumori nuk ka qenë kancerogjen dhe 16-vjeçarja pritet të rikuperohet plotësisht.
Babai i vajzës, Ravidarpal Singh, tha se e dinte që diçka nuk shkonte kur asaj iu ndaluan menstruacionet.
/Ora News.tv/