Mos i hiqni hardhucat nga shtëpia, mund të jenë të dobishme për ju

 

Shumë njerëz kanë frikë apo edhe neveri nga hardhucat dhe kështu i nxjerrin nga shtëpitë e tyre apo edhe i vrasin, por më e këshillueshmja është t’i bëni aleatët tuaj sepse mund t’ju ndihmojnë shumë për t’u kujdesur për banesën tuaj!

Hardhucat janë gjahtarë shumë të përqendruar dhe ushqehen me insekte, të cilat përpiqemi t’i eleminojmë, siç janë:  mushkonjat, buburrecët, merimangat dhe madje edhe akrepët e vegjël.

Hardhucat apo zhapikët, mund të mos jenë shumë të bukur, apo mund të ngjallin ndjesi të sikletshme, por prezenca e tyre në shtëpitë tona mund të na ndihmojë shumë për të shmangur krijesat e padëshirueshme.

Hardhucat hanë shumë. Vetëm një zhapik mund të hajë nga dhjetë në njëqind insekte të vegjël në një natë të vetme.

Zakonisht afrohen pranë dritës sepse insektet qëndrojnë në vende shumë të ndriçuara dhe mund të ushqehen pikërisht aty.

Një tjetër lajm i mirë: hardhucat nuk janë të rrezikshme për ne!

Përveçse nuk përmbajnë asnjë lloj helmi, nuk janë transportues të sëmundjeve, edhe pse mirë do ishte të lanit duart nëse i keni prekur, pasi janë insekte që ecin në vende të ndryshme.

/Ora News.tv/