Mos veproni kështu!

 
 

Loading poll ...

Këto dy foto janë të Arianita Gërxhaliut, nga Lipjani. Askush nuk do të thoshte se ajo i mbijetoi një anoreksie, që i erdhi pas mbajtjes së një diete para pak vitesh, e cila e solli në 26 kilogramë peshë trupore!

Atëherë, kur lukthi veç kishte humbur aftësitë për të pranuar çfarëdo ushqimi, ishte Dr. Agron Rexhepi, ai i cili e vuri nën kontroll mjekësor, duke trajtuar fillimisht me sistem vitaminoz, për ta ruajtur me mundësitë e fundit mbijetesën e saj dhe më pas sprovën e mbijetesës ta rikthejë në përmirësim shëndeti.

Ajo, aktualisht, ka 69 kilogramë. Gjendja e saj është përmirësuar mirë. Mrekullia e saj është arritur falë mjekut, i cili ende e rekomandon në ushqim, i cili mbështetet më shumë në perime dhe pemë të ndryshme.

Ish-studentja, që studioi në AAB, tani po përjeton momente stabile të shëndetit, duke i mbijetuar më të keqes, dietës së dobësimit./Kosovarja/