Mourinho ‘harron’ Ronaldon: Tre lojtarët më të mirë në histori janë Messi, Pele dhe Maradona

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho duket se nuk ka lidhje të mira me ish lojtarin e tij, Cristiano Ronaldo.

Dyshja bashkëpunuan te Real Madrid, ku portugezi shkëlqeu nën urdhrat e tij duke fituar shumë trofe, pos Ligës së Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, së fundmi, Mourinho përmendi emrat e tre lojtarëve më të mirë në histori, por ndër ta nuk ishte Ronaldo.

“Për mua tre lojtarët më të mirë në histori janë Messi, Pele dhe Maradona”, tha ai.

Nuk dihet për raportet e dyshes, por zgjedhja e Messit para Ronaldos, bëri që të gjithë tifozët të kenë dyshime./Lajmi.net/


Mendy: Nuk i japim vëmendje çfarë thonë njerëzit, jemi me Zidanen deri në vdekje

United refuzon shitjen e Lingard, e do rikthimin gjatë verë