Mozzik vishet njëjtë me vajzën, publikon imazhin më të ëmbël babë e bijë

Mozzik është duke e shijuar çdo moment me vajzën e tij të sapolindur.

Reperi Mozzik dhe Loredana Zefi ka pak ditë që janë bërë prindër për herë të parë dhe të dy po shijojnë në maksimum epitetin e ri, shkruan lajmi.net.

Ka qenë fotografia ku Mozzik ishte duke fjetur në spital me foshnjën në krahë ajo e cila u ka marrë zemrën shumë njerëzve e sot e ka publikuar një tjetër imazh po aq të ëmbël në të cilin babë e bijë ku të dy shihen të veshur njësoj me veshje sportive ngjyrë të kuqe.