Nëse do të tregonim instinktin vrasës, që shpesh na dallon, do të kishim parë një lojë krejt tjetër. Është gjithashtu e qartë se ju kurrë nuk mund ta neutralizoni plotësisht ofensivën e PSG. Ne kemi një qasje sulmuese, kjo është arsyeja pse shënojmë shumë gola, pse fitojmë shumë ndeshje. Sonte kemi humbur shumë shanse të mëdha”.
Edhe trajneri Flick ndalet në këtë pikë, mungesën e finalizimit: “Me rastet e shënimit që kishim, mund të kishte qenë një rezultat tjetër. Sidoqoftë, jemi të kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur. Mënyra se si kemi luajtur futboll ishte e nivelit të lartë. Kjo skuadër nuk heq dorë kurrë. Komplimentet e mia djemve! Ne do të provojmë gjithçka për të arritur në gjysmëfinale”.