Luis Muriel është në formën e jetës së tij dhe i sigurt se Atalanta mund ta trondisë Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
Atalanta do të mirëpres në Itali skuadrën e Real Madrid në kaudër të javës së 16-të të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.
“Nëse japim gjithçka dhe besojmë në veten tonë, ne mund të mundim këdo”, u shpreh sulmuesi Muriel.
“Të luash kundër Real Madrid është gjithmonë prestigjioze dhe unë po e shijoj këtë moment,” buzëqeshi reprezentuesi i Kolumbisë në konferencën e tij për shtyp.
“E vetmja mënyrë për të dhënë një performancë të shkëlqyeshme është të japim gjithçka që kemi. Ne mundëm Sevilla 3-2 në shtëpi duke luajtur një lojë të shkëlqyeshme në një moment kur ata ishin në formë të shkëlqyeshme”.
Ndeshja e nesërme do të fillojë nga ora 21:00 në Gewiss Stadium në Bergamo./Lajmi.net/