Na trego çfarë pune ke, të tregojmë me kë martohesh!

Puna dhe dashuria – kush e ka ditur se këto të dyja janë të lidhura ngushtë?

Bazuar në hulumtimet e kryera nga Bloomberg Business, duket se ajo çfarë pune bëni mund të ndihmojë të parashikoni se me kë martoheni, transmeton Telegrafi.

Mësuesit e shkollës fillore dhe të mesme
Femrat mësuese janë më të prira të martohen me meshkuj të profesionit të njëjtë.

Meshkujt mësues janë më të prirë të martohen me femra të profesionit të njëjtë.

Analistë financiarë
Femrat e këtij profesioni janë më të prira të martohen me meshkuj që janë menaxherë financiarë.

Meshkujt e këtij profesioni janë më të prirë të martohen me femra mësuese të shkollës fillore ose të mesme.

Kuzhinierët
Femrat e këtij profesioni janë të prirë të martohen me meshkuj të profesionit të njëjtë.

Meshkujt e këtij profesioni janë më të prirë të martohen me femra kameriere.

Sekretaret ose asistentët administrativë
Femrat e këtij profesioni janë më të prira të martohen me meshkuj menaxherë.

Meshkujt e këtij profesioni janë më të prirë të martohen me mbikëqyrës administrativ.

Kamerierët
Femrat e këtij profesioni janë më të prira të martohen me meshkuj kuzhinierë.

Meshkujt e këtij profesioni janë më të prirë të martohen me femra kameriere.

Aktorët
Femrat aktore priren të martohen ne meshkuj aktorë.

Meshkujt aktorë priren të martohen me femra aktore.

Avokatët dhe gjyqtarët
Femrat avokate dhe gjyqtare priren të martohen me meshkuj të profesionit të njëjtë.

Meshkujt avokatë dhe gjyqtarë priren të martohen me femrat ë profesionit të njëjtë.

Drejtorët ekzekutivë (CEO-të)
Femrat CEO priren të martohen me meshkuj CEO.

Meshkujt CEO priren të martohen me femra mësuese të shkollës fillore apo të mesme.

Policët
Femrat police priren të martohen me meshkuj të profesionit të njëjtë.

Meshkujt policë priren të martohen me femra mësuese të shkollës fillore apo të mesme.

Infermierët
Femrat infermiere priren të martohen ne meshkuj menaxherë.

Meshkujt infermierë priren të martohen me femra të profesionit të njëjtë.

Menaxherët e marketingut apo shitjeve
Femrat e këtij profesioni priren të martohen me meshkuj që janë menaxherë.

Meshkujt e këtij profesioni priren të martohen me femra mësuese të shkollës fillore apo të mesme.

Psikologët
Dy gjinitë priren të martohen me partnerë të profesionit të njëjtë.