Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar

  Kompozitori Kozma Lara ka ndërruar jetë.      

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama, i cili ka shprehur ngushëllime përmes një statusi në Facebook, shkruan lajmi.net.

“Kozma Lara u nda nga një jetë e tërë mbi tastierën ku shkroi vepra të vyera muzikore.

I paharruar kujtimi?”, ka shkruar Rama.

Lara vdiq në moshën 87 vjeçare, duke lënë pas një karrierë të bujshme me shumë vepra muzikore. /Lajmi.net/