Ndeja para ceremonisë “Grammy”, Dua Lipa mahnitëse krah të dashurit

 

Është mbajtur ndeja që i paraprinë ceremonisë “Grammy Awards”.

Dua Lipa ishte shqiptarja tjetër e pranishme në këtë ndejë, e cila u shoqërua nga i dashuri i saj, Isaac Carew, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave ka treguar se si është dukur në këtë ndejë.

Dua kishte veshur një fustan blu, i cili ia theksonte linjat trupore, ndërsa flokët i kishte kapur sipër.

Duke treguar se kaloi një mbrëmje të këndshme, Dua shtoi se është koha për gjumë, para një dite të madhe. /Lajmi.net/