Ndërron jetë gruaja që u bllokua në “kazan”

Një grua kanadeze është gjetur e vdekur pasi ajo u bllokua brenda një kutie për dhurimin e veshjeve në Toronto.

Vdekja e saj, e cila policia beson se ishte e paqëllimshme, ndjek një varg aksidentesh të ngjashme fatale.

Disa organizata jo-përfituese kanë larguar kutitë e tyre dhe disa kanë bërë thirrje për një mënyrë të re ose më të sigurt për të bërë donacione.

Kutitë që kanë të njëjtin material si kazanët kanë një hapësirë dhe disa dhëmbëza për të parandaluar vjedhjet, por njerëzit mund të ngatërrohen lehtë në to.

Javën e kaluar, The Canadian Press raportoi se që nga viti 2015, shtatë kanadezë kanë vdekur duke dhuruar rroba tek kutitë e mëdha të vendosura kryesisht në rrugë.

/Ora News.tv/