Ndërron jetë producenti i filmit “Spotlight”

 

Steve Goldin ka vdekur në moshën 64-vjeçare pas betejës me sëmundjen e kancerit të eshtrave.

Producenti i filmit “Spotlight” dhe fituesi i çmimit “Oscar”, Steve Golin ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ishte i njohur si producent në “HBO” për “True Detective” dhe ishte i njohur në industri për punën në produksionin televiziv dhe të filmit.

Golin kishte punuar edhe me Leonardo DiCaprion për filmin “The Revenant” në vitin 2015.

Steve kishte një sëmundje të rrallë të kancerit, nga e cila ka vuajtur për dhjetë vjet, ndërsa vdiq natën e së dieles.

Bashkëpunëtorët e tij thanë se ai ishte partner i shkëlqyer dhe u shprehën të pikëlluar për humbjen e tij. /Lajmi.net/