Ndërron jetë reperi i njohur amerikan

 

Ka vdekur reperi i njohur Tech9.

Akim Mikens i njohur si Tech9 ka ndërruar jetë këtë javë dhe ky lajm trishtoi të gjithë miqtë dhe fansat e tij, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Por, reperi tjetër Tech9ne është detyruar të sqarojë se është mirë për shkak se po e ngatërrojnë me Tech9.

Duke sqaruar për ngatërrimin që po i bëhet, reperi Tech9ne ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut të tij.

Shkaku i vdekjes së reperit ende nuk është bërë i ditur. /Lajmi.net/