Ndodh edhe kjo në natyrë/Bashkëpunim në kohë të vështira!

Pas një stuhi të madhe në veri të Australisë të dielën, në rrjet dolën pamjet e mahnitshme ose të tmerrshme për të tjerë, kur 10 bretkosa kishin hipur në trupin e një pitoni prej 3.5 metrash.
Paul dhe Anne Mock ishin në shtëpi me vajzat e tyre në qytetin perëndimor australian Kununurra, kur një stuhi e madhe hodhi pothuajse 70mm shi në zonën e tyre.
Të shqetësuar për përmbytje në pronën e tyre, Paul Mock ishte jashtë mes vetëtimave dhe shiut.
“Liqeni ishte mbushur kaq shumë, sa ishin mbuluar kallamishtet rreth bregut dhe bretkosat kishin dalë të gjitha në bar, mijëra prej tyre”, i tha ajo, “Guardian Australia.
“‘Ai’ ishte një piton 3.5 metra, i cili po ikte gjithashtu nga uji me një grup udhëtarësh të pacipë në bord. Po lëvizte me shpejtësi të plotë, ndërsa bretkosat qëndronin sipas tij“, tha gruaja.
“Mendova se ishte interesante që disa nga zvarranikët lokalë janë mësuar me bretkosat duke mos i ngrënë ato”.
/Ora News.tv/