Ndryshimet e Medës dhe Lulës ndër vite

Në ditët e sotme, këngëtarët e estradës sonë, i shohim të rregulluar, të kuruar, dhe mjaft të dëshmuar në stilin e tyre.

Askush nuk pyet dhe nuk kthen kokën mbrapa për kohën e shkuar dhe për pamjen e tyre të jashtme, shkruan Kosovarja.

Kur është fjalë për këtë, nuk kanë si të mbetin jashtë kornizave të këtij muhabeti edhe çifti i mirënjohur, Meda dhe Lulejta Pergjeqaj, sepse investimi të cilët kanë ndërmarrë ata në pamjen e jashtme është i madh.

Ndryshimet dallohen nga stili i veshjes, flokëve, buzëve e shumë të tjera. Janë edhe vetullat e tyre që kanë pësuar një ngritje në krahasim me ato të viteve paraprake.

Por, sido që të jetë, të gjitha këto janë bërë absolutisht normale për të gjithë, e sidomos për njerëzit e ekranit, ku nuk mund ti rezistojnë këtij trendi bashkëkohor. /Kosovarja/