Ndryshimi drastik, ja çfarë rruge ndoqi

ARRIN DERISA TË KONSUMOJË 25 ÇOKOLLATA NË DITË, DUKE U SHËNDOSHUR DERI NË 183 KILOGRAMË. POR NJË DITË DUKE E PARË QË RRUGA E SAJ VEÇSE PO PËRKEQËSOHEJ, VENDOSI TË NDRYSHOJË.

Anita Garrett është një 39-vjeçare nga Auckland, në Zelandën e Re. Pasioni i saj për çokollatën bëri që të bëhej obeze. Gruaja tregon se tendenca për t’u shëndoshur ka ardhur vetëm në rritje dhe para dhjetë vitesh i ishte nënshtruar një bypassi gastrik, duke arritur të humbë 70 kilogramë.

Por vullneti nuk ishte i mjaftueshëm dhe nisi sërish të hajë në mënyrë të tepruar. Por kthesa e madhe, ndodhi kur solli në jetë djalin e saj, ose më mirë akoma, sëmundja që zbuloi se kishte i biri pas lindjes, i cili ishte prekur nga tumori në tru.

“E kam dashur gjithmonë çokollatën. E haja kur isha e lumtur, e trishtuar dhe e mërzitur, më bënte të ndihesha mirë”, thotë ajo. Por kilogramët e tepërt bënë që ajo të ndihet e dëshpëruar, jo e lumtur, duke iu nënshtruar një bypassi tjetër gastrik, duke u dobësuar deri në 10 numra më pak. Por para disa muajsh ajo bëri sërish një ndërhyrje për të hequr lëkurën e tepërt dhe tashmë që ka humbur 100 kilogramë, thotë se ndihet si një vajzë e re.

Obeziteti po rrezikonte shëndetin e saj, ndërsa dobësimin thotë se e bëri edhe për djalin e sëmurë, i cili kishte nevojë për kujdesin e nënës. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .