Në muzeun e Amsterdamit vendoset figura prej dyllit e Dua Lipës

 

Pas Londrës, Dua Lipa u bë me figurë prej dylli edhe në Amsterdam.

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave tregoi se figura e saj prej dylli është vendosur edhe në muzeun e Amsterdamit, shkruan lajmi.net.

Ashtu sikurse në Londër, edhe më Amsterdam, shqiptarja u vendos krahë yjeve me famë botërore.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja u shpreh e lumtur që edhe në muzeun “Madame Tussauds” në Amsterdam, u vendos figura e saj prej dyllit.

Për ndryshe, Dua Lipa kohën e fundit është duke punuar rreth projekteve, të cilat do t’i përfshijë në albumin e saj të ri. /Lajmi.net/