Nëna 73-vjeçare merr më në fund mbështetjen financiare për vajzën 52-vjeçare

 

Loading poll ...

Një nënë 73-vjeçare ka arritur më në fund të marrë mbështetjen financiare për vajzës e saj 50 vite pasi bashëshorti e braktisi duke mos i lënë asnjë cent për vajzën 3-vjeçare.

Toni Andersontha për 10News se ish bashkëshorti Donald Lenhart, u largua nga SHBA në Kanada pa paguar mbështetjen financiare të urdhëruar nga gjykata në fillim të viteve 1970 për vajzën e tyre Lane.

Dhe Lenhart tani është kthyer për të jetuar sërish në SHBA.

“Një natë mu kujtua se nuk ka asnjë limit për mbështetjen financiare ndaj fëmijëve,”-tha ajo.

Ndaj Anderson mori dokumentat e vjetra të gjykatës dhe ia dërgoi ish bashkëshortit duke i kërkuar ti paguante paratë.

“Ai duhet të më jepte vetëm 160 dollarë në muaj,”-shtoi Anderson. Por tani i bie të paguajë shumë më shumë për shkak të vlerës së ndryshuar të parasë.

72-vjeçarja shpreson që prindërit e tjerë në Kaliforni të informohen dhe të marrin mbështejtjen financiare për fëmijët e tyre.

/Ora News.tv/