Nëna i ndërron emrin djalit të saj, shkaku i tatuazhit

Një tatuazh shtyri nënën nga Suedia, Johanna Giselhall Sandstrom që të marr një vendim të papritur në jetën e saj.

Loading poll ...

Ajo kishte shkuar te një artist për të bërë tatuazh emrat e dy fëmijëve të saj në kraharor, transmeton Indeksonline.

Nëna kërkoi që në krah të shkruhej Nova dhe Kevin, për të parë më vonë gabimin trashanik që iu bë asaj.

Kur shkoi në shtëpi, nëna pa që në tatuazh emri i Kevinit ishte shkruar gabim, me një shkronjë më shumë, Kelvin.

“Zemra ime u ndal dhe mendova se cka do të bëj. Artisti nuk më pyeti shumë për atë që doja të shkruaja, kështu që as unë nuk i dhashë më shumë mendime”, ka thënë ajo.

Kështu, për të shpëtuar nga kjo situatë, nëna vendosi që djalit të saj t’ia ndërroj emrin në Kelvin, siç i shkruante në tatuazh.