Nëna mëson djalin të shkarravisë sediljet e avionit

Është e rëndësishme që të ndihesh rehat gjatë fluturimit, sidomos kur udhëtimi është i gjatë. Por ndonjëherë, pasagjerët veprojnë sikur të jenë në shtëpi.

Një video që është bërë virale në rrjete sociale tregon një grua me fëmijën e saj duke shkarravitur sediljet e avionit.

Shumë përdorues kanë kritikuar veprimin e nënës duke e quajtur të pafalshme sjelljen e saj dhe mësimin që i bën të miturit.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Shpesh herë janë raportuar veprime të tilla kur prindërit nuk i pengojnë fëmijët që të bëjnë sjellje të pahijshme në publik.

/Ora News.tv/