Nga Amsterdami në Sidnei me makinë elektrike pa shpenzuar para

 

Wiebe Wakker ka mbërritur në Sydney, pasi ka udhëtuar me makinën elektrike nga Amsterdami.

Ai ka udhëtuar për gati 3 vite, ndërsa thotë se në total ka bërë 95 mijë km.

Wakker ka udhëtuar nëpër 33 vende të ndryshme të botës pa para, duke u mbështetur vetëm te vullnetarët, të cilët i ofronin ushqim dhe akomodim.

Ai thotë se kishte për qëllim të demonstronte kapacitetin dhe besueshmërinë e makinave elektrike, me qëllim që t’i promovonte ato si një mënyrë për të trajtuar ndryshimet klimatike.

/Ora News.tv/