Ngecin negociatat, Barça nis kontaktet me yllin e Bayern-it

Barcelona është vënë në lëvizje për mbrojtësin e Bayern Munich, Niklas Sule.

Kontrata e futbollistit gjerman me bavarezët skadon në fundin e sezonit dhe negociatat për rinovimin kanë ngecur.

Sipas Bild, Barça ka kontaktuar lojtarin për ta bindur që të transferohet në Camp Nou verën e ardhshme.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë për spanjollët, duke parë se për lojtarin interesohet edhe Newcastle.

Nga ana e tij, Sule duket se është gati të largohet nga Bayern dhe Gjermania në fundin e sezonit.


E ardhmja e Dybala dhe Morata? Allegri i vë në sedër: Ja si mund të zgjedhin

Milan, vjen një lajm shumë i keq për Pioli-n pas fitores në Kupën e Italisë