Ngordh papritur elefanti 3 javësh

Një elefant i lindur vetëm para tre javësh në Columbus Zoo and Aquarium ka ngordhur.

Ekipi veterinar i kopshtit zoologjik tha se elefanti aziatik ngordhi të mërkurën pas një sëmundje të papritur.

Ata u shprehën se këlyshi femër kishte një infeksion dhe shafqi debulesë në trup vetëm të mërkurën.

Pavarësisht se mori lëngjet, antibiotikët dhe plazmën e gjakut nga nëna e saj, nuk arriti të mbijetonte.

Elefanti lindi më 6 dhjetor dhe ende nuk iu ishte vendosur një emër.

Kjo ishte lindja e parë e një elefanti në kopshtin zoologjik për pothuajse 10 vjet.

Këlyshi erdhi në jetë nga një elefant aziatik 31-vjeçar me emrin Phoebe, që ishte mbarsur artificialisht me spermë nga dy elefantë, një në kopshtin zoologjik të Kolombit dhe një në një kopësht tjetër zoologjik.

/Ora News.tv/