Ngordhje masive të kuajve nga temperaturat rekord të larta

 

Temperaturat e nxehta janë konsideruar si shkak i ngordhjes në masë të dhjetëra kuajve australianë që u gjetën në një kanal të tharë uji.

Ralph Turner gjeti kafshët masive të ngordhura javën e kaluar, rreth 20 km në verilindje të Santa Terezës në territorin verior të vendit.

Fotot tronditëse që janë postuar në Facebook tregojnë dhjetëra kuaj të ngordhur dhe të shpërndarë në zonë.

“Unë thjesht nuk mund të besoja diçka të tillë që ndodhi këtu, hera e parë që ndodh kështu”, tha zt. Turner.

Zona ka përjetuar mot të nxehtë me një rekord 12 ditor me temperatura 42 gradë C.

Ai tha se kuajt mund të kenë ngordhur si rezultat i dehidrimit të rëndë duke pasur parasysh motin ekstrem.

/Ora News.tv/