Një grua përpiqet të grushtojë një agjent: policia e merr atë nga flokët

Një skenë jo e këndshme ka ndodhur në Adelaide, Australi, gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Një grua u përpoq të grushtonte një agjent, të fshehur në mes të kalit dhe murit, dhe për ta ndaluar atë polici i hipur në kalë e kap nga flokët dhe e hedh në tokë.
Skena u filmua dhe imazhet shpejt u bënë virale në rrjetet sociale, sepse në shikim të parë, gruaja duket sikur grushton në qafën e kalit.
Vetëm në një vështrim më të afërt, vërehet prania e oficerit të dytë të policisë në fakt.
/Ora News.tv/