Një pasdite e këndshme si kjo për Albatritin

  Albatrit Muqiqi sot e ka kaluar një pasdite të këndshme.      

Këngëtari Albatrit Muqiqi gjatë ditës së sotme është kujdesur që vëmendjen maksimale t’ia kushtoj vajzës së tij, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet një postimi në Instatory ai ka treguar se pasditen e së hënës e ka kaluar me vajzën e tij të vogël për të cilën është kujdesur dhe e ka nxjerrë jashtë për të lozur në borë.

Në imazhin e postuar Amelia shihet duke rrëshqitur me sajë ndërsa po e mban babai, Albatrit Muqiqi.

Ky fakt e ka gëzuar edhe Egzonën andaj e ka postuar të njëjtin imazh në Instagramin e saj.

Kujtojmë se ajo shumë shpejtë do ta lind fëmijën e dytë, kështu çifti do të bëhen sërish prindër./Lajmi.net/