Njihuni me Rapunzelën e vërtetë me flokë të gjata gati 2 metra

 

Kjo është Rapunzela e jetës reale pasi flokët e saj janë të gjata gati 2 metra. Alena Kravchenko nga Ukraina i ka prerë flokët për herë të fundit kur ishte 5 vjece.

33-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve dhe është bërë e njohur pasi kudo që shkon, e quajnë Rapunzel.

“Sa herë që njerëzit shohin flokët e mia, mbeten të habitur. Ndihem krenare kur njerëzit më quajnë Rapunzel”, tha Alena.

Ajo ia dedikon të gjithë bukurinë dhe famën nënës së saj Angela, e cila e bindi që të mos i priste flokët për 28 vite.

Loading poll ...

/Ora News.tv/